Bajraktari: Fokusi i Self në sigurinë, sovranitetin e Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie në rajon pasqyron miqësinë SHBA-Kosovë - Gazeta Express
string(128) "bajraktari-fokusi-i-self-ne-sigurine-sovranitetin-e-kosoves-dhe-nevojen-per-llogaridhenie-ne-rajon-pasqyron-miqesine-shba-kosove"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 11:02

Bajraktari: Fokusi i Self në sigurinë, sovranitetin e Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie në rajon pasqyron miqësinë SHBA-Kosovë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 11:02

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohjen për kongresmenin amerikan Keith Self, pas një seance dëgjimore që është mbajtur të martën, e në të cilën është diskutuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bajraktari ka shkruar se Self është një nga figurat më të rëndësishme për Kosovën në Kongresin e SHBA-ve.

“Fokusi i Kryetarit Self në sigurinë, sovranitetin e Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie në rajon pasqyron miqësinë e vërtetë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe përforcon vizionin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Bajraktari.

Bajraktari ka shprehur falënderim për gjithë anëtarët e nënkomitetit për punë të jashtme sa i përket vëmendjes së tyre ndaj Kosovës dhe për adresimin e çështjeve të rëndësishme si stabiliteti rajonal dhe ndikimi i jashtëm keqdashës.

 “Përpjekjet e tyre sigurojnë që shqetësimet e Kosovës të dëgjohen dhe të mbështeten në nivelet më të larta”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement