Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka refuzuar të japë qëndrim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
E kontaktuar nga Front Online, Rexhepi tha shkurt se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.
“Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se nuk do të përfshihet në debatin politik rreth vendimit të KQZ-së.
Moscertifikimi i Listës Serbe ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe diplomatike, por Rexhepi zgjodhi të qëndrojë jashtë këtij diskutimi.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...