Trump: Takimi në Moskë me Putinin ishte shumë i mirë, por nuk dihet se çka do të ndodhë në vazhdim - Gazeta Express
string(96) "trump-takimi-ne-moske-me-putinin-ishte-shume-i-mire-por-nuk-dihet-se-cka-do-te-ndodhe-ne-vazhdim"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 23:56

Trump: Takimi në Moskë me Putinin ishte shumë i mirë, por nuk dihet se çka do të ndodhë në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 23:56

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se takimi mes dy të dërguarve amerikanë dhe presidentit rus Vladimir Putin ishte “mjaft i mirë”, por shtoi se ende nuk është e qartë se cilat do të jenë zhvillimet e radhës.

Nga Zyra Ovale, Trump u tha gazetarëve se Rusia dëshiron “shumë fort” të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Theksojmë se Steve Witkoff dhe Jared Kushner u takuan me Putinin të martën në Moskë.

“Nuk mund t’ju them çfarë do të dalë nga ky takim, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango”, tha Trump me ironi, duke lënë të hapur të gjitha skenarët për vijimin e negociatave.

Më herët, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Witkoff dhe Kushner e informuan si presidentin ashtu edhe zyrtarët ukrainas pas një “takimi të thelluar dhe produktiv” me Putinin. Sipas tij, bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë ishin të gjera dhe konstruktive, dhe pala amerikane përcolli menjëherë detajet tek Kievi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement