Në Pressing, debati për jetën e qytetarëve nën qeverisjen Kurti – nga çmimet, energjia, pagat e deri te zhvillimet zgjedhore – ka nxjerrë një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Dibran Hoxha. Përballë panelit të përbërë nga Valon Syla, Ilir Mirena, Blerim Latifi dhe Nexhmedin Spahiu, Hoxha tha se tema e energjisë është pika që po e nervozon Vetëvendosjen dhe e ka vënë për herë të parë në pozitë mbrojtëse.
Ai e krahasoi situatën me një anekdotë popullore: “Kur kesh fukara ma honger qeni pulën, s’të besojnë. Kur u bo pasanik ma honger sakicën – po po, qeni e han sakicën”.
Sipas Hoxhës, kur ishte në opozitë, VV-ja e kishte luksin që çdo fjalë t’i ecte dhe shumicën e narrativave t’i krijonte vetë.
“Dmth VV ka qenë pasanike me këtë sensë në opozitë, cfarëdo që ka thon i ka ec, e shumicën për tyne i ka ngjiz. Kur ka thon VV që u privatizu në mënyrë të tmerrshme KEDS’i ka pasë të drejtë, VV’ja ka ardhë me 51% me nacionalizu KEDS’in”, tha Hoxha.
Ai shtoi se problemi i VV-së sot është pikërisht ardhja në pushtet.
“Mallkimi i VV është pse ata kanë ardh në pushtet, se të kishin nejt në opozitë, na kishin majt me qito rrëfime, ska llafe, ish dasht me pas punë”, tha ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...