Në mungesë të palëve, është shtyrë seanca e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku A.B., akuzohet për ngacmim.
Kështu konfirmuan nga zyra e gjykatëses Valbona Përlaska, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktakuzës së ngritur më 17 shtator 2019 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, A.B., akuzohet se më 10 gusht 2019 në Fushë-Kosovë, me dashje përfshihet në sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme dhe komunikon me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit të të dëmtuarës SS, pasi që e njëjta ka vizituar fqinjën e saj, i padehuri i është drejtuar me fjalët “…çka po lyp ti këtu a të kam thënë mos me ardhe këtu, edhe pas orës 22:00 nuk keni çka me lyp në këtë kat ku unë banoj…” si dhe “…unë i kam prangat dhe të qoj në burg, të burgosi…”. Me këto veprime, tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën frikësimit dhe shqetësimit emocional.
Me këtë, i pandehuri A.B., po akuzohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...