Ekspozita e artistëve të rinj “Fragmenta 25” - Gazeta Express
string(42) "ekspozita-e-artisteve-te-rinj-fragmenta-25"

Arte

Gazeta Express

03/12/2025 15:09

Ekspozita e artistëve të rinj “Fragmenta 25”

Arte

Gazeta Express

03/12/2025 15:09

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës dhe ekipi “Fragmenta” njoftojnë për hapjen e edicionit të parë “Fragmenta 25”.

Fragmenta është eventi i parë e mediave të reja që sjell në qendër të vëmendjes proceset bashkëkohore krijuese, eksperimentimin dhe dialogun ndërdisiplinor. E konceptuar si një ngjarje ku fragmentet e ideve, formave dhe narrativave bashkohen për të krijuar një mozaik të ri kulturor, Fragmenta synon të nxisë bashkëpunime të reja mes artistëve të ri, studiuesve të ri dhe publikut. Duke mbledhur artistë të rij, Fragmenta shndërrohet në një platformë dinamike që synon të ripërcaktojë rolin e artit dhe dizajnit në shoqërinë bashkëkohore, duke hapur rrugë të reja për interpretim, bashkëpunim dhe inovacion kulturor.

Në kuadër të eventit Fragmenta, do të ndahet edhe çmimi RAW Award (Rising Artists Work) i cili synon të vlerësojë dhe promovojë artistët e rinj që formësojnë gjuhën e re të artit bashkëkohor. Duke u fokusuar në krijimtari të guximshme, qasje eksperimentale dhe vizione bashkëkohore, ky çmim do tu shërbej zërave të rinj që sfidojnë format tradicionale dhe hapin horizonte të reja artistike.
Hapja e ekspozitave për këtë javë do të organizohet sipas orareve në vijim:

Ditën e mërkurë, me 3 dhjetor 2025,
– Tunelli i Kurrizit prej orës 17:00
– Observatoriumi prej orës 18:30
– CNP – Biblioteka Hivzi Sylejmani prej orës 19:30

Ditën e premte, me 5 dhjetor 2025,
– Hamami prej orës 19:00

Ditën e shtunë, me 6 dhjetor 2025,
– Ndarja e çmimit prej orës 19:00

Advertisement
Advertisement
Advertisement