Kush është Nevzat Spaho? I arrestuar dje në Përrenjas si autor i dyshuar i vrasjes së Mondi Mëhallës në Elbasan - Gazeta Express
string(110) "kush-eshte-nevzat-spaho-i-arrestuar-dje-ne-perrenjas-si-autor-i-dyshuar-i-vrasjes-se-mondi-mehalles-ne-elbasan"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 10:04

Kush është Nevzat Spaho? I arrestuar dje në Përrenjas si autor i dyshuar i vrasjes së Mondi Mëhallës në Elbasan

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 10:04

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.

Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.

KUSH ESHTE NEVZAT SPAHO?

Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”.

Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement