Artan Behrami publikon foto me kongresmenin amerikan Keith Self: Avokues i pathyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në NATO - Gazeta Express
string(118) "artan-behrami-publikon-foto-me-kongresmenin-amerikan-keith-self-avokues-i-pathyeshem-i-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 8:47

Artan Behrami publikon foto me kongresmenin amerikan Keith Self: Avokues i pathyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në NATO

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 8:47

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka ndarë sot me ndjekësit e tij një fotografi nga takimi i zhvilluar muaj më parë me kongresmenin amerikan Keith Self, të cilin e ka quajtur “mikun e madh të Kosovës”.

“Mirëmëngjesi me një foto nga takimi muaj më parë me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Keith Self.
Dje edhe një herë dëshmoi në Kongres se është avokues i pathyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka shkruar Behrami.

Kongresmeni Self është shquar kohët e fundit për qëndrimet e tij pro-Kosovës, duke ngritur vazhdimisht në Kongres çështjen e konsolidimit të sigurisë së vendit dhe përparimin drejt anëtarësimit në NATO.

Përveç takimit, Behrami i kishte dërguar kongresmenit edhe një letër zyrtare, nëpërmjet së cilës ka adresuar shqetësimet për padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement