Hazir Haziri mbahet tash e tre muaj në Serbi – e bija kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve të Kosovës - Gazeta Express
string(106) "hazir-haziri-mbahet-tash-e-tre-muaj-ne-serbi-e-bija-kerkon-nderhyrje-urgjente-te-institucioneve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 7:50

Hazir Haziri mbahet tash e tre muaj në Serbi – e bija kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 7:50

Hazir Haziri, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarit, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999. Tre muaj pas arrestimit, familja e tij thotë se ai po mbahet padrejtësisht dhe në kushte të rënda, ndërsa kërkojnë reagim urgjent nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.

E bija e Hazirit, Kaltrina në një intervistë për Dukagjini, u shpreh se familja po përballet me pasiguri dhe mungesë të informacionit, ndërsa thekson se vizitat dhe ndërmjetësimet zyrtare deri tani nuk kanë sjellë asnjë përparim.

Ajo deklaroi se babai i saj është vizituar disa herë nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, përfshirë kryetarin e saj, Jetish Jashari. “Përgjigja e tij ka qenë: ‘Kjo është çështje politike. Haziri nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzat e ngritura’,” tha ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement