Mes kritikave të BE-së e OSBE-së për KQZ-në, ish-deputeti i VV-së mburret me moscertifikimin e Listës Serbe - Gazeta Express
string(106) "mes-kritikave-te-be-se-e-osbe-se-per-kqz-ne-ish-deputeti-i-vv-se-mburret-me-moscertifikimin-e-listes-serbe"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 7:44

Mes kritikave të BE-së e OSBE-së për KQZ-në, ish-deputeti i VV-së mburret me moscertifikimin e Listës Serbe

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 7:44

Derisa të gjitha ambasadat e huaja në Kosovë, përfshirë BE-në dhe OSBE-në, kritikuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur krenar për këtë veprim.

KQZ-ja, me dy vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, sërish nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për të certifikuar partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, një situatë e ngjashme me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në emisionin Debat Plus, ish-deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj e konsideroi vendimin të pritshëm dhe krejtësisht të drejtë. Ai tha se qëndrimi i Vetëvendosjes ndaj Listës Serbe ka qenë gjithmonë i qartë dhe i pandryshueshëm.

“E pritshme. Kjo pat ndodhur edhe një herë. Veprimi i anëtarëve tanë në KQZ është i drejtë dhe parimor, në përputhje me qëndrimet tona të kahmotshme përballë Listës Serbe. Nuk ka asnjë ndryshim në raport me qëndrimet tona. Mospjesëmarrja e Listës Serbe në garë zgjedhore është akt patriotik e kombëtar. Në kuptimin që edhe brenda komunitetit serb do të ndikonte në demokratizim dhe krijimin e një shoqërie me disa parti…”, u shpreh Rexhaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement