"Po, Trump e Meriton Nobelin" shkrimi i WP ku u citua edhe Osmani, shpërndahet nga Presidenti amerikan në Truth Social - Gazeta Express
string(114) "po-trump-e-meriton-nobelin-shkrimi-i-wp-ku-u-citua-edhe-osmani-shperndahet-nga-presidenti-amerikan-ne-truth-social"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 22:36

“Po, Trump e Meriton Nobelin” shkrimi i WP ku u citua edhe Osmani, shpërndahet nga Presidenti amerikan në Truth Social

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 22:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërndarë sot një opinion të publikuar në “The Washington Post”, ku shkruhet se ai e meriton Nobelin për Paqe.

Tek arsyet, përmendet ndalja e konflikteve nëpër botë, ku përfshihet edhe parandalimi i një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrim është përmendur edhe deklarata e Presidentes Vjosa Osmani, ku i kishte dhënë merita Trumpit.

Për më tepër, Trump pohon se ai e parandaloi një luftë midis Serbisë dhe Kosovës (Presidentja e Kosovës mbështeti pretendimin e Trump, duke thënë se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën në maj para se Trump të ndërhynte)”, thuhet në shkrim.

Trump disa herë ka deklaruar se në mesin e luftërave që ka ndalur, është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement