Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se Aleanca ka kërkuar për më shumë se dy vjet që të ketë llogaridhënie për incidentin e armatosur në Banjskë dhe sulmin ndaj personelit të KFOR-it në Zveçan në vitin 2023.
“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më tha se do të punojë për këtë. Ne presim që autoritetet serbe ta luajnë rolin e tyre”, deklaroi Rutte.
Ai u tha gazetarëve se NATO po e monitoron nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“NATO është e përfshirë në mënyrë të tërthortë përmes KFOR-it. Ne po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundemi”, tha Rutte në selinë e Aleancës.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...