“Olbania” ekspozita e radhës në ‘Marubi’ - Gazeta Express
string(36) "olbania-ekspozita-e-radhes-ne-marubi"

Arte

Gazeta Express

02/12/2025 16:16

“Olbania” ekspozita e radhës në ‘Marubi’

Arte

Gazeta Express

02/12/2025 16:16

Më 16 dhjetor, nga ora 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë, “Marubi” hapet ekspozita “Olbania” kuruar nga Sara Dolfi Agostini.

Një ekspozitë nga Alterazioni Video, një kolektiv artistësh italianë të themeluar në vitin 2004, të cilët eksplorojnë territoret hibride dhe të turbullta të pas së vërtetës, neorealizmit të YouTube-it dhe teknologjive të deepfake-it. Ata e konceptuan projektin Olbania në vitin 2009, kur u ftuan të merrnin pjesë në Bienalen e 3-të të Tiranës. Titulli vjen nga një gabim i famshëm i lindur në forumet dhe chatroom-et e fillim viteve 2000—një keqshkrim i dukshëm i fjalë Albania, i cili më vonë qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale. Ai u bë etiketa e një territori fiktiv online, që i referohej lirshëm simboleve dhe stereotipeve të mitologjive ballkanike.

Gjatë një muaji të kaluar në “safari të internetit,” në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një kalim dramatik nga mediat e vjetra te ato të reja—nga televizioni “italian” te interneti global-Alterazioni video krijuan një arkiv shpërthyes vizual prej më shumë se gjashtëqind polaroidesh. Olbania është një bashkëpunim artistik aksidental mes shqiptarëve, fansave apo kritikëve të rastësishëm dhe vetë artistëve, si dhe një kapsulë kohore e një momenti kur teknologjia bëri të mundur qarkullimin online të një versioni alternativ të Shqipërisë dhe, pa dashje, rishpikjen e vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement