Kadrijaj: AAK do të arrijë rezultat dyshifror, do të zhgënjehen ata që thonë se nuk e kalojmë pragun - Gazeta Express
string(98) "kadrijaj-aak-do-te-arrije-rezultat-dyshifror-do-te-zhgenjehen-ata-qe-thone-se-nuk-e-kalojme-pragun"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 12:33

Kadrijaj: AAK do të arrijë rezultat dyshifror, do të zhgënjehen ata që thonë se nuk e kalojmë pragun

Lajme

Gazeta Express

02/12/2025 12:33

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e saj është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyer të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

‘’AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar. Ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement