Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka bërë thirrje që qeveria në detyrë të ndajë sa më shpejt buxhetin për operacionet zgjedhore.
Sipas Gashit, ndarja e buxhetit është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet, pasi asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nga Sekretariati i KQZ-së nuk mund të nisë pa financimin e siguruar, raporton lajmi.net
“Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar,” tha Gashi.
Postimi i plotë i tij:
Ndarja e buxhetit për operacionet zgjedhore është parakusht thelbësor për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet. Asnjë proces prokurimi apo kontraktimi nuk mund të nisë nga Sekretariati i KQZ-së pa siguruar më parë buxhetin. I bëj thirrje qeverisë në detyrë që urgjentisht të ndajë buxhetin e kërkuar nga KQZ-ja! Çdo përpjekje për ta parcializuar buxhetin do të konsiderohet ndërhyrje dhe cenim i procesit zgjedhor. Prandaj, buxheti duhet të ndahet pa humbur kohë, në çdo cent, ashtu si është kërkuar.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...