18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit
24 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet politike kanë aplikuar në ditën e fundit të afatit, më 30 nëntor.
Paralelisht me ketë periudhë zgjedhore është zhvilluar edhe deklarimi i koalicioneve nga partitë politike.
Sipas njoftimit nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleaanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndryshe prej tyre do të garojë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka hyrë në koalicion zyrtar me tri parti tjera: GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Elezi ka njoftuar se “deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.
Sipas njoftimit për media të KQZ-së, pak pas mesnatës, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:
Koalicionet:
Partitë politike:
Iniciativat qytetare:
Kandidatët e pavarur: