Vedat Muriqi me mysafire speciale në tribuna,moment i veçantë pas golave - Gazeta Express
string(71) "vedat-muriqi-me-mysafire-speciale-ne-tribunamoment-i-vecante-pas-golave"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 13:45

Vedat Muriqi me mysafire speciale në tribuna,moment i veçantë pas golave

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 13:45

Vedat Muriqi kishte një mbështetje të veçantë në tribuna gjatë ndeshjes së djeshme me Mallorcën. Në shkallët e stadiumit u pa gruaja e tij, Edibe, e cila festoi me emocion çdo gol të shënuar nga “pirati” kosovar.

Pas paraqitjes fantastike dhe golave që i dhanë entuziazëm tifozëve, Muriqi nuk harroi ta shpërblente përkrahjen e saj.

Ai u shkoi drejt tribunave pas shënimit të golit ku përqafoi Ediben në një moment të ngrohtë që tërhoqi vëmendjen e kamerave.

Ky gjest tregon edhe njëherë lidhjen e fortë dhe mbështetjen që sulmuesi kosovar merr nga familja, teksa vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Mallorcas./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement