Drita pret Ballkanin në derbin kryesor të xhiros së 15-të në Superligë, Formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(90) "drita-pret-ballkanin-ne-derbin-kryesor-te-xhiros-se-15-te-ne-superlige-formacionet-zyrtare"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 12:28

Drita pret Ballkanin në derbin kryesor të xhiros së 15-të në Superligë, Formacionet zyrtare

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 12:28

Në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligë, Drita do të jetë nikoqire e Ballkanit në një nga derbit më të pritshëm të futbollit kosovar. Ndeshja zhvillohet në Gjilan dhe pritet të jetë vendimtare në luftën për kreun e tabelës, pasi të dy ekipet kanë nga 23 pikë, vetëm tre më pak se lideri Prishtina.

Drita kërkon fitoren e tretë radhazi për t’u afruar pranë kreut dhe për të lënë pas Ballkanin, ndërsa suharekasit, me trajnerin e ri, synojnë rikthimin në formë dhe një rezultat pozitiv nga Gjilani.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Sheji, Broja, Dabiqaj, Zidane, Balaj, Abazaj, Ajzeraj

Ballkani: Iljazi, Vokrri, Halili, Batarelo, Potoku, Ismajlgeci, Diene, Giovanni, Kryeziu, Hamidi, Tolaj

Sfida pritet të fillojë nga ora 13:00 dhe do të tërheqë vëmendjen e tifozëve në gjithë vendin. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement