Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi që të njëjtit i janë gjetur substancë narkotike.
Në raportin e saj, PK’ja ka shtuar se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
‘’ POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
SPK Qafë Prush 28.11.2025-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK’së.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...