Deri me 6 dhjetor është mundësia e ndërrimit të Qendrës së Votimit brenda komunës, KQZ jep detaje - Gazeta Express
string(96) "deri-me-6-dhjetor-eshte-mundesia-e-nderrimit-te-qendres-se-votimit-brenda-komunes-kqz-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 10:42

Deri me 6 dhjetor është mundësia e ndërrimit të Qendrës së Votimit brenda komunës, KQZ jep detaje

Lajme

Gazeta Express

29/11/2025 10:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

1.     përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2.     duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Informacion shtesë:

KQZ sqaron se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Përmes KQZ-së, votuesi, nëse dëshiron, mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement