Kurti s'u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, festën e flamurit e shënoi me një postim në 'facebook' - Gazeta Express
string(94) "kurti-su-pa-as-ne-prekaz-e-as-ne-shqiperi-festen-e-flamurit-e-shenoi-me-nje-postim-ne-facebook"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 20:51

Kurti s’u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, festën e flamurit e shënoi me një postim në ‘facebook’

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 20:51

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përveç një postimi në profilin e tij në “facebook” ku e ka uruar festën e 28 nëntorit, nuk është parë në asnjë aktivitet tjetër përgjatë ditës.

Kurti s’është parë as në homazhet që janë zhvilluar në Prekaz tek kompleksi i Jasharajve. Aty nderimet e zhvilluara i ka udhëhequr kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili ka qenë nën shoqërinë e Besnik Bislimit, Mimoza Kusari Lilës e Liza Gashit.

Kreu i LVV-së nuk ka marrë pjesë as në organizimet që janë zhvilluar në Shqipëri, ku ka marrë pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, derisa nga atje janë lajmëruar edhe Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu.

Ndërkohë nga zyra e tij s’ka pasur ndonjë njoftim zyrtar për agjendën e sotme të kryeministrit në detyrë dhe s’dihet se ku e ka kaluar Kurti festën e 28 nëntorit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement