Tahiri: Sot më telefonoi Thaçi, nga qelia na dha kurajë e forcë për të vazhduar angazhimin - Gazeta Express
string(88) "tahiri-sot-me-telefonoi-thaci-nga-qelia-na-dha-kuraje-e-force-per-te-vazhduar-angazhimin"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 20:29

Tahiri: Sot më telefonoi Thaçi, nga qelia na dha kurajë e forcë për të vazhduar angazhimin

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 20:29

Abelard Tahiri i PDK’së, në këtë ditë feste, tha se mori një telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Tahiri tha se Thaçi i ka dhënë kurajë e forcë për të vazhduar me angazhimin për fuqizimin e shtetit.

“Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.”

Në fund, Tahiri u shpreh se kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement