Ish-luftëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për atmosferën e rënduar psikologjike në Hagë dhe zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai theksoi se presioni është i madh dhe se deklaratat e ashpra nga të akuzuarit nuk janë të pazakonta në këto rrethana.
Sipas Haradinajt, faktet janë të pamohueshme dhe dëshmitë e paraqitura deri tani për Hashim Thaçin kanë treguar të vërtetën e plotë mbi rolin e UÇK-së para dhe pas luftës.
Ai u shpreh optimist se “përpëlitjet e Hagës janë të fundit” dhe se drejtësia do të triumfojë, duke parashikuar që vitin e ardhshëm, ish-luftëtarët do të festojnë sërish së bashku.
“Në Hagë është një presion shumë i madh psikologjik. Prandaj nuk është hera e parë që ai shprehet ashtu. Faktet janë kryeneçe dhe duhet që të mposhtin dëshmitë e joshura. Dëshmitë për Thaçin treguan gjithë të vërtetat. Ata e dinë se si është sjellë UÇK-ja para dhe pas luftës. Unë mendoj që përpëlitjet e Hagës, janë përpëlitjet e fundit. Unë mendoj që drejtësia do të fitojnë, duan apo nuk duan. Unë mendoj që vitin e ardhshëm do festojnë me shokët e luftës. Sepse këtu fitojmë të gjithë, fitojnë ata personalisht”, tha Haradinaj në një intervistë në ABC News.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...