Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës shpreson që vendim i Gjykatës Speciale për të mbajtur seancë për Hashim Thaçin gjatë ditës 28 Nëntor të mos jetë diçka e qëllimshme.
Përndryshe, ajo e konsideron si fyerje të madhe ndaj tij dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës.
“Është shumë zor me komentu, duke qenë se është e themelume nga Kuvendi i Kosovës, por e spostuar, kushtimisht ta them, për një lloj neutraliteti dhe mosimponimi, se ashtu si është arsyetuar…”, ka thënë Hoxha në DPT Te Fidani.
“Po du me besu që ata as që nuk e kanë kqyrë çfarë dite osht. Po du me besu”.
“Në çdo variant tjetër, mendoj se është fyerje e jashtëzakonshme karshi edhe Kosovës, edhe komunitetit shqiptar në Kosovë, edhe vetë presidentit Thaçi dhe të gjithë atyre që janë aty”.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...