Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se sot në Washington është takuar me Ndihmësin Special të presidentit Donald Trump, Charles McLaughlin dhe Mark Fleming, drejtor i Zyrës për Evropë Perëndimore dhe Qendrore në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Hamza ka thënë se kjo vizitë e tij në Ëashington është në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane.
Në këtë takim, kreu i PDK-së ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet politike dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e aleancës me SHBA-në përmes një agjende të qartë zhvillimi.
Hamza në njoftim thotë se ka siguruar zyrtarët amerikanë se për të si kryetar dhe për PDK-në, interesi shtetëror është mbi të gjitha.
“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
Në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane, sot në Ëashington zhvillova një takim me Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.
Diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në një agjendë të qartë zhvillimi.
I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...