U raportua dje si i zhdukur, FSK e gjen sot trupin e pajetë të 32-vjeçarit në pendën e Livoqit - Gazeta Express
string(93) "u-raportua-dje-si-i-zhdukur-fsk-e-gjen-sot-trupin-e-pajete-te-32-vjecarit-ne-penden-e-livoqit"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:34

U raportua dje si i zhdukur, FSK e gjen sot trupin e pajetë të 32-vjeçarit në pendën e Livoqit

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:34

Është gjetur i vdekur 32-vjeçari që dje u raportua si i zhdukur në pendën e fshatit Livoq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se për gjetjen e tij u angazhuan ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Familjarët e tashmë të ndjerit dje kishin raportuar në polici se ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe se nuk dinin për vendndodhjen e tij.

Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e tij ishte gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq ku sot u gjet i vdekur./Express/