“Nëntorët e ardhshëm bashkarisht”, djali i Fadil Fazliut uron babain për Ditën e Flamurit - Gazeta Express
string(86) "nentoret-e-ardhshem-bashkarisht-djali-i-fadil-fazliut-uron-babain-per-diten-e-flamurit"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:10

“Nëntorët e ardhshëm bashkarisht”, djali i Fadil Fazliut uron babain për Ditën e Flamurit

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 14:10

Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë, ka dërguar një mesazh të veçantë për babanë e tij me rastin e 28 Nëntorit.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e Klan Kosova, ai ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka vlerësuar qëndrimin e babait dhe shokëve të tij para “padrejtësisë” në Hagë.

“Urime 28 Nëntori, babloki ynë Fadil Fazliu! Në këtë ditë të shenjtë për kombin, teksa flamuri i kuq e zi valon krenar, ti dhe shokët e idealit po qëndroni me dinjitet para padrejtësisë në burgun e Hagës. Ju, që ia dhatë zemrën lirisë së shqiptarit, sot jeni dëshmia më e pastër e sakrificës dhe e besës”,  ka shkruar ai.

Fahri ka shtuar se nëntorët e ardhshëm shpreson t’i festojnë bashkërisht me babanë e tij nën flamurin kuqezi.