Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në fshatin Shipkovicë të Tetovës, banorët e disa shtëpive janë detyruar të evakuohen. Mumin Velia në një prononcim për TV21 tha se dheu ka rrëshqitur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.
“Ka ndodhur në ora tre të natës, për momentin qëndrojmë te vëllai. Në të ardhmen nuk e di si do të jetë, por për momentin kështu është. Dëmi nuk e di sa është. Dje ishin përfaqësues nga Qendra për Menaxhim me Kriza, policia, përfaqësues nga komuna. Thanë se do të marrin masa dhe se do ta rregullojnë këtë mur, por nuk e di.
“Apeli im është që sa më para të rregullohet dhe të shpëtojmë edhe ne edhe këta lart. Këta familjarët tjerë gjendjen ekonomike e kanë më të rëndë”, tha banori.
Ndryshe, autoritetet dje njoftuan se është aktivizuar shtabi i krizave i Komunës së Tetovës, njerëz nga Komisioni Qendror Ushtarak, Drejtoria Rajonale e Tetovës dhe Inspektorati Ndërtimor Komunës së Tetovës.
tag_katrorimaqedoni_2