Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti - Gazeta Express
string(76) "specialja-cakton-edhe-dy-seanca-per-fjalet-perfundimtare-evitohet-17-shkurti"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:52

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:52

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit.

Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së.

Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin.

Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt.

Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.