Hoxhaj kundër seancës së Hagës më 28 Nëntor: Mungesë respekti dhe padrejtësi - Gazeta Express
string(75) "hoxhaj-kunder-seances-se-hages-me-28-nentor-mungese-respekti-dhe-padrejtesi"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:22

Hoxhaj kundër seancës së Hagës më 28 Nëntor: Mungesë respekti dhe padrejtësi

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 12:22

Enver Hoxhaj ka reaguar sot në Ditën e Flamurit pas mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur vendimin e gjykatës “mungesë respekti ndaj historisë dhe sakrificës së shqiptarëve”.

“Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës pikërisht sot, në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tonë”, tha Hoxhaj.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë: “Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi janë udhëheqës të lirisë. Kosova e di të vërtetën e tyre”.

Sipas tij, derisa ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë, “festa mbetet e paplotë”.