Tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë homazhe Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati ka thënë se këto festa janë të mangët pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, por shprehu besimin që ata do të kthehen dhe festën tjetër të nëntorit do ta festojnë bashkë me ta në Kosovë.
“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së/. Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, ka deklaruar Gucati nga Prekazi.

Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...