Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Bedri Hamza në festën e 28 Nëntorit ka thënë se e kuqja dhe e zeza nuk janë vetëm ngjyra, janë Shqipëri.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet! “, ka shkruar Hamza.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...