Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka ngritur shqetësim për mungesën e logaridhënies dhe përdorimin e buxhetit në mënyrë selektive, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Qeveria në detyrë duke e kthyer atë më shumë në instrument politik sesa ekonomik.
Gërxhaliu ka thënë se qytetarët presin zgjidhje reale për problemet e përditshme dhe zhvillim ekonomik, qeveria duket se po e përdor buxhetin si mjet për të fituar simpati te grupet e caktuara.
“Duhet të kuptohet që jemi në një kampanjë zgjedhore të heshtur, ku do të thotë Qeveria në detyrë duke menaxhuar buxhetin e shtetit në këtë drejtim është paradoks i kohës kur kemi pakënaqësi dhe greva, qoftë në transport, qoftë në ndërmarrje tjera dhe në anën tjetër shpërndajnë para nga qeveria. Në raste të ndryshme është e vërejte që Kosova ka nevojë për një zhvillim ekonomik, ka nevojë për një sektor privat më të fuqishëm ka nevojë për ndihma sociale, mirëpo mbi të gjitha duhet të funksionojë shteti dhe të ketë llogaridhënie”.
“Për fat të keq në Kosovë nuk ka llogaridhënie, po shpërndahet paraja dhe në këtë drejtim në vend që të zgjidhen problemet substanciale të qytetarëve Kosovës. Ka fillu do të thotë një një një avaz i shpërndarjes së parasë e cila është shumë më tepër e natyrës politike se sa sociale dhe ekonomike. Po e shihni që e ka targetu në një grup të caktuar të qytetarëve, po i prek një sentiment dhe ky sentiment do t’i kthehet sigurisht në vota. Prandaj, besoj që është koha kur duhet të ketë reagime, duhet të ketë llogaridhënie, sepse buxheti nuk është i partisë politike dhe i pushtetit, por është i qytetarëve dhe i krijuar nga qytetarët.”, deklaroi ekonomisti
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...