Zyrtari francez Lucas Philippe u zgjodh president i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale Interpol të enjten.
Votimi u zhvillua në Marakesh, Marok, si pjesë e Asamblesë së 93-të të Përgjithshme të Interpolit, e cila bashkon organizatat policore nga bota, raporton KosovaPress.
Philippe, i cili shërben si këshilltar për Marrëdhëniet Evropiane dhe Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare Franceze, u zgjodh për një mandat katërvjeçar, transmeton Anadollu.
Ai në këtë post vjen pas skadimit të mandatit të Ahmed Nasser al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Asambleja e Përgjithshme është organi suprem drejtues i Interpolit dhe përbëhet nga delegatë të emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare.
Ajo mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...