Janina Ymeri zbulon dokumentet: Edhe me 28 nëntor, Kosova blenë rrymë nga Vuk Hamoviq  - Gazeta Express
string(83) "janina-ymeri-zbulon-dokumentet-edhe-me-28-nentor-kosova-blene-rryme-nga-vuk-hamoviq"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:56

Janina Ymeri zbulon dokumentet: Edhe me 28 nëntor, Kosova blenë rrymë nga Vuk Hamoviq 

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:56

Ekspertja e Energjisë, Janina Ymeri ka thënë se nesër më 28 Nëntor Kosova furnizohet me energji elektrike nga kompania Vuk Hamoviq.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se thuhet se Kosova nuk furnizohet me energji elektrike nga Serbia, por shton se ky shtet figuron në Doganë.

“Nesër si edhe shumë ditëve tjera rryma vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shumicën e herëve për shkak se me Serbinë nuk kemi shkëmbime tregtare, thuhet që nuk kemi në fakt në Doganë figuron edhe Serbia. Nesër më 28 Nëntor rryma vjen prapë nga Vuk Hamoviq ose kompania e tij “EFTE””, tha Ymeri.

Më pas ajo ka shpalosur disa dokumente, duke treguar ecurinë se si do të furnizohet Kosova me energji elektrike nga kompania e Vuk Hamoviqit, që sipas saj, është nga Serbia.

“Këto janë ankande publike dhe shihen çdo ditë, dhe sa festohet nesër këta janë fituesit, “EPS Trade” ku është në anën e djathtë është ‘Elektroprivreda’ e para e Serbisë,  këta pjesëmarrësit e ankandit që e kanë fituar bartjen e energjisë elektrike. Më 28 Nëntor nesër e bjen rrymën. “GEN” është që lidhet bukur mirë me Martin Berishajn e që nuk po shkarkohet nga Vjosa Osmani”.

“Poshtë shihni është ‘EFT-KS’, është kodi i fundit ku është Vuk Hamoviq. Në Kosovë, ZRrE-ja nuk ja pezullon licencën ende. Duhet të kemi parasysh që ‘EFT’ në Rumani është dënuar për bllokim të kapaciteteve të rrymës. Do të thotë ZRrE-ja në Rumani e ka dënuar, e ndërsa ne e mbajmë një rast precedent me keqpërdorim të energjisë elektrike, armik tonin me 28 Nëntor na e lejojmë të na e sjellë rrymën”, ka thënë Ymeri.

E njëjta theksoi se kompania e Vuk Hamoviqit i fiton ankandet për furnizim me energji elektrike në Kosovë disa herë brenda një dite.

“Po, i fiton ka dy apo tre herë në ditë ankandet”, tha Ymeri.