Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka postuar një video në Facebook, ku ka ftuar bashkatdhetarët që të votojnë.
Ajo tha se vota e diasporës është vendimtare.
Haxhiu kërkoi të regjistrohen për të votuar me postë ata që nuk mund të jenë fizikisht në Kosovë më 28 dhjetor.
“Çdo votë ka peshë, e vota juaj është vendimtare. E ju që nuk mund të vini ju ftoj që sa më parë të regjistrohuni, sepse afati është tepër i shkurtër deri më 6 dhjetor, në rast se nuk mund të jeni fizikisht më 28 dhjetor në Kosovë”, ka thënë ajo, /Gazeta Express
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...