"Përçamje e madhe.." - Dukagjin Gorani thotë se jemi 'shoqëri e ndame’, fajëson pushtetin - Gazeta Express
string(80) "percamje-e-madhe-dukagjin-gorani-thote-se-jemi-shoqeri-e-ndame-fajeson-pushtetin"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:28

“Përçamje e madhe..” – Dukagjin Gorani thotë se jemi ‘shoqëri e ndame’, fajëson pushtetin

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 21:28

Në emisionin Pressing në T7 sonte po diskutohet për zhvillimet kryesore politike të javës dhe përgatitjet e partive për 28 dhjetorin. Në panel janë Dukagjin Gorani, Blerim Latifi, Ilir Mirena, Enver Dugolli dhe Viktor Buzhala.

Gorani e përshkroi situatën aktuale politike si një gjendje të thellë përçarjeje, duke thënë se vendi tashmë ka kaluar pesë vite me tendencë sistematike të ndasive shoqërore.

“Në situata të tilla kur ekziston një përcamje e madhe zakonisht mendja është e mbushur. Qekjo përpjekja vazhdimisht mu arsyetu edhe me ndërtu diskutime publike nga partitë politike rreth asaj kush ka faj që me qëllim me bind qytetarin në fajin e kundërshtarit është humbje kohe. Shoqëria tashmë e ka pas vetes një 5 vjetësh të një ndasie dhe tendece sistematike të përçarjes, tash na jemi shoqëri e ndarë. Vec vota nëse vendosim me respektu ka me gjyku, ka me vendos cila prej opsioneve ka me marrë atë që nuk është diskutu fare këto 5 vjet, e ajo është përgjegjësia. Cili prej opsioneve ka me marrë përgjegjësinë”, tha ai.

Gorani theksoi se në politikë nuk vlerësohet faji, por përgjegjësia, dhe sipas tij, ajo bie vetëm mbi ata që kanë pushtetin.

“Meqenëse në situata poltiike nuk diskutohet faji apo opozita? Në çështje politike vlerësohet vetëm përgjegjësi, pra ka vetëm pushteti, ai që e ka mundësinë dhe fuqinë e shpërndarjes së parasë, e fuqinë e vendimit. Kur shkaktohet një krizë? Sytë kthehet nga ai që e ka përgjegjësinë. Pra e përgjegjësinë e ka pas pushteti, i cili hala mendon që është pushtet, dhe ajo është partia VV dhe koalicion brenda saj”, tha mes tjerash Gorani.