Dreka që Kurti shtroi për "Thanksgiving", stafi i Kurtit e publikon letrën e kortezisë dërguar nga Prattipati - Gazeta Express
string(105) "dreka-qe-kurti-shtroiper-thanksgiving-stafi-i-kurtit-e-publikon-letren-e-kortezise-derguar-nga-prattipati"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 20:19

Dreka që Kurti shtroi për “Thanksgiving”, stafi i Kurtit e publikon letrën e kortezisë dërguar nga Prattipati

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 20:19

Jeton Zulfaj nga safi i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar letrën falënderimi nga e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për drekën që Kurti e organizoi për stafin e Ambasadës Amerikane.

Zulfaj e ka quajtur ëktë gjest të ngrohtë të lidhjes së veçantë dhe të përhershme midis qytetarëve të Kosovës dhe atyre të SHBA-ve.

“Në Zyrën e Kryeministrit, patëm kënaqësinë të pranonim një letër falënderimi nga e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për drekën që Kryeministri e organizoi për stafin e Ambasadës Amerikane, me rastin e festës tradicionale të “Thanksgiving”.

“Ky gjest i ngrohtë është shenjë e lidhjes së veçantë dhe të përhershme midis qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhje që forcohet nga vlerat e përbashkëta dhe respekti i ndërsjellë për traditat tona”, ka thënë Zulfaj. /Gazeta Express