Vetëm një seancë ushtrimesh me pesha përmirëson fuqinë e trurit, zbulon studimi - Gazeta Express
string(78) "vetem-nje-seance-ushtrimesh-me-pesha-permireson-fuqine-e-trurit-zbulon-studimi"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/11/2025 19:58

Vetëm një seancë ushtrimesh me pesha përmirëson fuqinë e trurit, zbulon studimi

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

27/11/2025 19:58

Një vizitë e vetme në palestër mund të përmirësojë kujtesën tuaj, sugjeron një studim i ri premtues.

Studiues amerikanë kanë zbuluar se vetëm 40 minuta ushtrime me pesha mjaftojnë për të rritur kujtesën afatgjatë tek të rriturit e shëndetshëm.

Edhe pse në studim u përdorën pesha, ekspertët theksojnë se rezultatet janë të njëjta edhe me ushtrime të tjera rezistence – si çuçuritë, uljet apo ushtrimet me peshën e trupit.

“Rezultatet tregojnë se një seancë e vetme stërvitjeje me rezistencë ndikon pozitivisht në funksionet ekzekutive të trurit, duke përmirësuar shpejtësinë e përpunimit, kujtesën e punës dhe duke rritur aktivitetin neuroelektrik”, shpjegojnë shkencëtarët nga Universiteti Purdue në Indiana.

Si u zhvillua studimi?

Në studim u përfshinë 121 të rritur të moshës 18–50 vjeç, të cilët u ndanë në dy grupe.

Fillimisht, të gjithë iu nënshtruan testeve të fitnesit kardiovaskular dhe pyetësorëve mbi stilin e jetesës.

Dy ditë më vonë, pjesëmarrësit dhuruan mostra gjaku dhe iu bë një skanim EEG për të matur aktivitetin elektrik të trurit.

Më pas, grupi i parë kreu ushtrime me pesha me intensitet mesatar, ndërsa grupi i dytë thjesht shikoi një video me ushtrime rezistence.

Seanca e ushtrimeve zgjati 42 minuta dhe përfshinte:

Nxehje 2-minutëshe

Dy seri me 10 përsëritje për secilin ushtrim: chest press, pull-downs, bicep curls, leg press, triceps extensions dhe leg extensions

Pas përfundimit, vullnetarët dhanë sërish gjak dhe iu bë një EEG e dytë.

Çfarë treguan rezultatet?

Pjesëmarrësit që ushtruan me pesha treguan përmirësim të moderuar të kohës së reagimit dhe të kujtesës së punës, krahasuar me grupin që thjesht shikoi videot.

Studiuesit nuk mundën të përcaktonin saktë pse ushtrimet e rezistencës ndikojnë pozitivisht në kujtesë, por dyshojnë se:

Rritja e laktatit në gjak – shenjë lodhjeje muskulore

Rritja e presionit të gjakut gjatë ushtrimit

… mund të përmirësojnë funksionet ekzekutive të trurit, të cilat lidhen direkt me aftësitë njohëse.

Megjithatë, ata theksojnë se nuk dihet sa zgjat efekti, pasi testet njohëse u kryen menjëherë pas stërvitjes.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Sipas autorëve të studimit, të botuar në revistën Psychophysiology, rezultatet mbështesin përfshirjen e ushtrimeve të forcës në çdo program stërvitor për të përfituar menjëherë në funksionet e trurit.

Kërkime të mëparshme kanë treguar se:

Rritja e aktivitetit fizik në moshën e mesme ndihmon në ngadalësimin e dementias

Vetëm tre seanca në javë me pesha mund të ulin “moshën biologjike” gati me 8 vjet

Aktiviteti i rregullt ul rrezikun e sëmundjes Alzheimer duke kufizuar përhapjen e proteinave toksike në tru

Sa duhet të ushtrohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon:

150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë, ose

75 minuta aktivitet të fortë

Ndërsa NHS sugjeron gjithashtu ushtrime forcë për të gjitha grupet kryesore muskulore të paktën dy herë në javë. /GazetaExpress/