Osmani në Shkodër, kryebashkiaku publikon video me këngë të Shkurte Fejzës -pamje - Gazeta Express
string(79) "osmani-ne-shkoder-kryebashkiaku-publikon-video-me-kenge-te-shkurte-fejzes-pamje"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 17:49

Osmani në Shkodër, kryebashkiaku publikon video me këngë të Shkurte Fejzës -pamje

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 17:49

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka publikuar video të pritjes së presidentes Osmani atje.

Ai ka thënë se Osmani është “një figurë shtetformuese, simbol të demokracisë dhe gruas lidere në hapësirën mbarëshqiptare”.

Beci ka njoftuar se me Osmanin kanë diskutuar për projektet që e  forcojnë lidhjen Shkodër- Kosovë.

“Bashkëbiseduam për projektet që forcojnë lidhjen Shkodër–Kosovë dhe për vizionin e përbashkët të zhvillimit kulturor, turistik e ekonomik. Siç u shpreh edhe Presidentja Osmani, Shkodra ka qenë përherë një portë e hapur për vëllezërit e Kosovës dhe mbetet një pikë referimi për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Përshëndes Presidenten Osmani për vizitën dhe vlerësimin e saj ndaj Shkodrës.  Dy shtete, një komb”, ka shkruar Beci.