Dhëndri i Liburn Aliut i drejtohet VV’së: Keni bë pazare me prona, thojshi hajde te lajna Prishtinën bërllog me e mposht Ramën - Gazeta Express
string(123) "dhendri-i-liburn-aliut-i-drejtohet-vvse-keni-be-pazare-me-prona-thojshi-hajde-te-lajna-prishtinen-berllog-me-e-mposht-ramen"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 16:19

Dhëndri i Liburn Aliut i drejtohet VV’së: Keni bë pazare me prona, thojshi hajde te lajna Prishtinën bërllog me e mposht Ramën

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 16:19

Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut i cili tashmë është asamblist i pavarur, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lahu ka akuzuar Gëzim Sveçlën për pazare me prona.

“Ke bo takime e pazare tinza edhe grupit tënd parlamentar, edhe partisë tënde. 4 vjet kryetarit Rama nuk janë të mira, ka plot ngecje, plot çështje që kisha bo ndryshe. Prishtina është keq. Shkoj boj della me Rrahman Haradinajn 50 milionë euro me ia kalu pronat, kjo më bën me vjell, vjen shitesh në moralin politik që e ka pasur VV-ja dikur, ose e ka ende, po më nuk e ka ma. 4 vjet ia keni bo argatin PDK-së me pru Uran Ismailin në balotazh. VV-ja asnjëherë në Prishtinë nuk ka qenë në vendin e tretë. Mrena grupit tonë u thanë hajde te lajna Prishtinën bërllog, e te mujna Ramën”, tha Lahu.