Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) dhe Cité internationale des arts ditë më parë kanë bërë publike përzgjedhjen e laureatëve të programit të përbashkët të rezidencave artistike, që shënon fillimin e këtij bashkëpunimit, si dhe prezanton ekspozitën e ardhshme në GKK-QAFA.
Pas vlerësimit të aplikimeve nga një juri profesionistësh të artit bashkëkohor, Kreshnik Arifi, Lumturie Krasniqi dhe Renea Begolli, janë përzgjedhur si lauretatët e vitit 2026 të edicionit të parë të Shtëpi.
Lansuar në shtator 2025, Shtëpi është një program rezidence për artistë të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Me synim që të nxisë shkëmbimet në nivel ndërkombëtar, të zgjerojë rrjetet profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojë praktikat artistike përmes mbështetjes së dedikuar për kërkim, prodhim dhe dukshmëri, programi ofron një rezidencë tre-mujore në Paris dhe mundësinë për të prezantuar punën në ekspozitën kolektive në GKK – QAFA, kuruar nga Hana Halilaj.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...