Shoqja e Daorsës përndiqet nga një veturë misterioze, a ishte tentativë rrëmbimi? miku i ngushtë ndan detaje në “Kosova Live” - Gazeta Express
string(121) "shoqja-e-daorses-perndiqet-nga-nje-veture-misterioze-a-ishte-tentative-rrembimi-miku-i-ngushte-ndan-detaje-ne-kosova-live"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:32

Shoqja e Daorsës përndiqet nga një veturë misterioze, a ishte tentativë rrëmbimi? miku i ngushtë ndan detaje në “Kosova Live”

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 15:32

Në një rrëfim tronditës për emisionin Kosova Live, Arbër Zhubi miku i ngushtë i Daorsa Spahiut ka zbuluar detaje të reja dramatike që lidhen me rastin e 24-vjeçares që humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Sipas tij, ditën e djeshme është tentuar të rrëmbehet shoqja e Daorsës, e që njëkohësisht edhe ështënjë nga dëshmitaret kyçe në rast. E njejta sipas Zhubit, ka informacione për dhunën që Daorsa e ka përjetuar nga ish-i dashuri i saj.

“Shoqja e Daorsës, posa ka hyrë në Maqedoninë e Veriut pardje, ka filluar të përndiqet. Në mbrëmje, ditën e parë që ka shkelur në Maqedoni, ka vërejtur një veturë që e ndiqte për disa minuta. Më pas, ajo është futur në një kahje tjetër, por vetura sërish iu afrua prapa ”, tha Zhubi.

Sipas tij, vajza vendosi të futet shpejtë në apartamentin e një të afërmi, ku ka qëndruar tërë natën, nga frika.

“Të nesermën u zgjua për të shkuar në praktikë, ka parë përsëri të njëjtën veturë Mercedes me targa të Shkupit duke e përndjekur. Atëherë ajo ka vrapuar drejt Prokurorisë”, tregon Zhubi.

Por sipas tij, Prokuroria në Maqedoni nuk ka pranuar të hapë lëndë, duke i thënë se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme as video e kamera.

Por njejtë nuk veproj edhe ambasada e Kosovës

në Shkup. Nga kjo ambasadë kanë ndërhyrë menjëherë duke i ofruar vajzës një veturë zyrtare për ta kthyer në Kosovë, pasi siç thotë ai  ajo konsiderohej e rrezikuar nga “grupe të caktuara”.

Zhubi përmendi dy shoqet e tjera të Daorsë

që kanë qenë dëshmitare të drejtpërdrejta të dhunës që, sipas tyre, ajo e ka përjetuar nga partneri i saj.

Dhe dy prej tyre kanë ndërprerë shkollimin në Tetovë nga frika dhe rreziku, dhe jaë kthyer në Kosovë.

“Shoqet e Daorsës janë në dijeni për gjithçka që ka ndodhur. Prandaj janë nën shënjestër”, tha ai.