Fillon gjyqi për vrasjen e turkut në Maqedoni! Mbrojtja kërkon rikualifikim të veprës për të akuzuarin kryesor - Gazeta Express
string(109) "fillon-gjyqi-per-vrasjen-e-turkut-ne-maqedoni-mbrojtja-kerkon-rikualifikim-te-vepres-per-te-akuzuarin-kryesor"

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:12

Fillon gjyqi për vrasjen e turkut në Maqedoni! Mbrojtja kërkon rikualifikim të veprës për të akuzuarin kryesor

Maqedoni

Gazeta Express

27/11/2025 15:12

Nën masa të rrepta sigurie policore dhe në prani të madhe të publikut e familjarëve të ardhur nga Turqia, në Shtip ka nisur gjyqi për pesë shtetas turq të akuzuar për vrasjen e Enes Ozdemir, që ndodhi në muajin maj.

Seanca nuk u mbajt në Gjykatën Themelore, por në sallën e madhe të Apelit për shkak të interesimit të lartë dhe sigurisë. Prokuroria e Shtipit ka ngritur aktakuzë më 4 tetor: një 21-vjeçar akuzohet si ekzekutor i vrasjes dhe për armëmbajtje pa leje, tre të tjerë për ndihmë në kryerjen e veprës, ndërsa një e akuzuar për ndihmë pas kryerjes së krimit.

Sipas aktakuzës, viktima u vra me një pistoletë me numër serik të fshirë brenda një kafeneje në qendër të Shtipit. Tre ndihmësit dyshohet se siguruan transportin, strehimin dhe armën. Mbrojtja kërkoi sot ndryshimin e veprës penale për të akuzuarin kryesor, duke paraqitur prova të reja dhe kërkoi që vepra të rikualifikohet si “vrasje nga pakujdesia”.