Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong, 65 humbën jetën, afër 300 të zhdukur - Gazeta Express
string(97) "vazhdon-te-rritet-numri-i-te-vdekurve-nga-zjarri-ne-hong-kong-65-humben-jeten-afer-300-te-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 14:40

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong, 65 humbën jetën, afër 300 të zhdukur

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 14:40

Departamenti i zjarrfikësve në Hong Kong sapo ka përditësuar numrin e të vdekurve pas zjarrit në një kompleks të madh banimi.

Që nga ora 20:00 sipas orës lokale, 65 persona kanë vdekur nga zjarr, me 70 të plagosur, thuhet në njoftim.

Dhjetë zjarrfikës janë plagosur gjithashtu, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, gati 300 persona rezultojnë të zhdukur.

Zjarri, i cili shkatërroi shtatë nga tetë blloqe kullash në lagjen Tai Po të mërkurën, tani është “pothuajse nën kontroll”, thotë udhëheqësi i Hong Kongut.

Në këtë kompleks jetonin rreth 4600 banorë, sipas shifrave më të fundit të regjistrimit të popullsisë. Nuk është e qartë se sa ishin brenda kur shpërtheu zjarri.