Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në konferencën e sotme pas mbledhjes së qeverisë në detyrë u pyet për mundësinë e lidhjes së koalicioneve të partisë së tij para dhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në pyetjen se nëse s’i fitojnë votat për të qeverisur vetëm me kënd do të bëjnë koalicion, Murati s’u përgjigj direkt veçse përmendi partitë aleate, Guxo dhe Alternativa, si partnere të koalicionit parazgjedhor.
“Ka afat edhe sot edhe nesër që të prezantohen. Normalisht si LVV ka diskutime dhe ka pasë, ne kemi pasë partnerët e deritanishëm, pra partinë Guxo dhe Alternativën, që si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë besoj që ka gatishmëri të vazhdohet tutje. Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimeve të reja, po besoj që mbetet të shihet dhe i takon subjektit të deklarohet për këtë çështje”, tha ai./Express/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...