I ndau 250 mijë euro për të, por kombëtares Kurti i referohet si ‘‘klub futbollistik’’ - Gazeta Express
string(81) "i-ndau-250-mije-euro-per-te-por-kombetares-kurti-i-referohet-si-klub-futbollistik"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 13:09

I ndau 250 mijë euro për të, por kombëtares Kurti i referohet si ‘‘klub futbollistik’’

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 13:09

Suksesin e kombëtares së Kosovës, duke arritur në Play Off të Kupës së Botës, sot, qeveria në detyrë e shpërbleu me 250 mijë euro.

Në rast të suksesit të mëtejmë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, premtoi edhe shpërblim deri në 1 milion euro në rast të kualifikimit në këtë kampionat.

Megjithatë, Kurti, gjatë hedhjes në votim të këtij propozimi, kombëtares së Kosovës, s’iu referua si e tillë, porse si ‘’klub futbollistik’’.

‘‘Është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova për çfarë e ftoj ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin që ta merr fjalën’’, tha ai. /GazetaExpress