Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar profesori Gëzim Qerimi.
Hamza ka thënë se Qerimi ka mbi 17 vjet përvojë në marrëdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes. Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor. Mirë se erdhe, Gëzim!”, ka shkruar Hamza.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...