Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali kapet në Kakavijë - Gazeta Express
string(57) "shqiptari-i-kerkuar-per-vrasje-ne-itali-kapet-ne-kakavije"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 11:39

Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali kapet në Kakavijë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 11:39

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij, transmeton Top Channel