Një tentim grabitje ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
Një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, nën kërcënimin e thikës, një burrë ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para
Policia ka njoftuar se nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“GRABITJE NË TENTATIVË – Rr. Zagrebi, Prishtinë 26.11.2025 – 01:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, i dyshuari mashkull kosovar, ka hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikë, ka tentuar të kryej grabitje duke kërkuar para. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga kamerat e sigurisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...